Ministri i Brendshëm italian në Tiranë/ A do të gënjehen përsëri fqinjët për kanabisin?

Një vit më parë, Guardia di Finanza konfirmonte Saimir Tahirin me shifrën e famshme, të 99.8% të parcelave të shkatërruara me kanabis. Përgënjeshtrimin ia bëri flota e gomoneve me drogë nga Shqipëria, që u derdhën në brigjet italiane për një vit rresht.
Sot Marko Miniti, Ministri i Brendshëm italian është në Tiranë sërish për kanabisin. Do të pritet jo vetëm nga homologu i tij, Fatmir Xhafaj, por edhe nga presidenti Ilir Meta.
Pas kësaj do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.
Në Itali është rihapur debate për legalizimin e kanabisit. Prokurori i Antimafias Franko Roberit tha se kjo është e vetmja mënyrë për të shmangur vrasjet dhe trafikun e drogës që kontrollohet nga bandat shqiptare. Pritet me kuriozitet qëndrimi i Marko Minitit përkundrejt autoriteteve shqiptare. A do t’i përgëzojnë sërish për shkatërrimin e parcelave me kanabis siç bënë një vit më parë, apo këtë vit do të tregohen më të kujdesshëm?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne