Ministri Bushati sulmohet nga sionistët në Columbia University për partneritetin me Turqinë dhe ndërtimin e Xhamisë së Madhe

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati është vënë në shënjestër në një dëgjesë në Universitetin Columbia në Nju Jork, nga një profesor amerikan që sulmon shpesh muslimanët dhe nga gazetarja nga Prishtina, Arbana Xharra.

David Philips, një pedagog i Columbia-s dhe përfaqësues i Kongresit Hebraik Botëror, shkruan shpesh kundër Turqisë dhe presidentit të saj Erdogan.

Në dëgjesën me ministrin e Jashtëm shqiptar, ai e ka akuzuar qeverinë shqiptare se po përkrah investimet turke duke u shprehur njëherësh kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe të Tiranës.

Phillips pyeti Bushatin se nga vijen financimi për ndërtimin e kësaj xhamie në Tiranë duke vijuar më pas: “Nga përvoja ime me Shqipërinë, nacionalizmi aty ka pasur vlera më të mëdha se sa islamizmi. A kanë zëvendësuar këto vlera njëra-tjetrën?”, është pyetja që ai i drejton ministrit shqiptar, i cili nga ane tij e mbron ndërtimin e xhamisë duke thënë se:

“Xhamia është ndërtuar, nuk e di pse kjo duhet debatuar. Për një kohë të gjatë komuniteti mysliman në Tiranë nuk ka pasur xhami dhe klerikët shkonin në shkollat publike.”

Ministri i jashtëm shqiptar ka konfirmuar marrëdhëniet e mira me Turqinë por shton: “kjo nuk na ka penguar që të jemi vigjilentë për çështje të politikave ndërkombëtare. Në disa raste ne kemi qenë në drejtim tjetër nga Turqia.

Por Phillips e ka kundërshtuar: “Kur Parlamenti Evropian ka mbajtur qëndrim ndaj Turqisë, ju keni mbajtur anën e Turqisë.”

Gazetarja nga Kosova, Arbana Xharra tha se në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, Turqia e Erdoganit ka axhendë islamike. Gra dhe burra shqiptarë i janë bashkuar ISIS.

Por ministri Bushati i ka rrëzuar pretendimet e saj me këtë argument:

“Nuk ka politika për preferenca ndaj investimeve turke në Shqipëri. Turqia është vendi i pestë për investimet në Shqipëri. Shqiptarët po japin kontribut të madh në luftën kundër terrorizmit,” deklaroi Bushati.

David Phillips ka qenë shumë aktiv në mediat amerikane dhe shqiptare ku ka kundërshtuar ndërtimin e xhamive dhe aktivitetin publik të muslimanëve shqiptarë. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne