Ministri Çavusoglu: Jemi kundër sanksioneve të njëanshme ndaj Kubës

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) i ndodhur në Kubë për një vizitë zyrtare, u prit në takim nga Presidenti, Miguel Diaz-Kanel (Canel).

Çavushollu, i cili u takua në kryeqytetin Havanë me Presidentin Diaz-Kanel, nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale bëri një deklaratë në lidhje me takimin në fjalë.

“Jemi kundër sanksioneve të njëanshme. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim rezolutën e OKB-së për dhënien fund të embargove ndaj Kubës”, shkruan ministri Çavushollu në mesazhin e tij.

Bëhet e ditur se gjatë takimit krahas marrëdhënieve mes dy vendeve u bisedua edhe në lidhje me zhvillimet në rajon me në krye ato në Venezuelë.

Në kuadër të kontakteve në Kubë, ministri Çavushollu u takua edhe me homologun e tij, Bruno Rodriguez Parrilla.

Në deklaratën e bërë pas këtij takimi, ministri Çavushollu tha se “Investimet turke në Kubë vijnë duke u rritur. Marrëdhëniet tona do t’i zhvillojmë në sektorët e bujqësisë, ndërtimtarisë, energjisë, shëndetësisë dhe turizmit”.

Mevlyt Çavushollu gjithashtu pati edhe takime të ndara me Kryetarin e Kuvendit të Fuqisë Popullore të Kubës, Estaban Lazo Hernandez dhe Zv/kryetarin e Këshillit të Ministrave të Kubës, Rikardo Kabrisas (Ricardo Cabrisas).

Shefi i diplomacisë turke mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të “Çmimit të Meritës” historianit kuban, Eusebio Leal që ndahet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Në ceremoninë e organizuar në rezidencën e ambasadës turke në Havanë, ministri Çavushollu i dorëzoi historianit Eusebio Leal çmimin për meritat në zgjedhjen e vendit aktual dhe vendosjen e bustit të Ataturkut në Havanë./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne