Ministri grek: Ka ardhur koha për zgjidhjen e problemeve me Shqipërinë

Ka ardhur koha për zgjidhjen e problemeve me Shqipërinë, deklaroi ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias në një intervistë për gazetën greke ”Documento”.

Pyetjes se pse tani qeveria greke ka marrë këtë vendim, Kotzias thotë se ”para së gjithash, që nga dita e parë e qeverisë së shpëtimit, në janar 2015, ne kërkuam të gjejmë zgjidhje në të gjitha frontet e hapura”.

”Me Shqipërinë po diskutojmë që prej dy vitesh”, deklaroi Kotzias.

”Tani, kjo zgjidhje ka ardhur drejt fundit”, shtoi ai

”E njëjta gjë vlen edhe për Maqedoninë. Për tre vjet, ne kemi kërkuar një kompromis të sinqertë me fqinjin tonë, tani po hapim një dritare mundësie. Me Maqedoninë çështjet që kanë lindur janë më të vështira. Ato janë të lidhura drejtpërdrejt me interesat tona gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, tha Kotzias. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne