Ministri i brendshëm turk, Soylu fillon vizitën në Tiranë

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, ka mbërritur në Tiranë në kuadër të takimeve të tij zyrtare me autoritetet e Shqipërisë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, ka mbërritur në Tiranë në kuadër të takimeve të tij zyrtare me autoritetet e Shqipërisë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Soylu u prit nga zv/ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfot Lamallari, ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, si dhe nga përfaqësues tjerë qeveritarë dhe të institucioneve turke në vend, të cilët më pas u drejtuan në Ambasadën e Turqisë në Tiranë.

Pas një brifingu në ambasadën turke, Soylu u nis për në kryeministri ku u prit në takim nga kryeministri Edi Rama.

Në takimin e mbyllur për mediat mes dy delegacioneve të kryesuara nga kryeministri Rama dhe ministri Soylu u diskutua rreth Organizatës Terroriste FETO, luftës kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të migracionit.

Në takimin midis delegacioneve i pranishëm ishte edhe ambasadori Yörük dhe kreu i Zyrës për luftën kundër krimit të organizuar (KOM) pranë Ministrisë turke të Punëve të Brendshme, Resul Holoğlu./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne