Ministri i Drejtësisë tregon edhe sa persona të tjerë kërkon Turqia nga Kosova

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se Ministria e Drejtësisë ka pranuar nga Turqia kërkesën për arrestim të 47 personave, prej tyre gjashtë u arrestuan javën e kaluar dhe u deportuan në Turqi.

Tahiri ka sqaruar se Kosova në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje penale bashkëpunon me shtetet tjera ose mbi bazën marrëveshjeve të nënshkruara dhe ratifikuara në Kuvend ose në bazë të reciprocitetit.

Ndërsa, vetëm në vitin 2017, Tahiri tha se kanë deportuar 344 persona.

“Më 11 tetor 2017 është përcjell nga ana e prokurorisë themelore në Prishtinë kërkesa për ekstradim të një shtetasi turk i cili është shqyrtuar nga gjykata dhe e ka hedhur poshtë këtë kërkesë. Me 5 dhjetor 2017 INTERPOL-i turk ka kërkuar arrestimin e një personi në Kosovë të cilën kërkesë departamenti për bashkëpunim juridik ndërkombëtar e ka kthyer prapa, pra për mos plotësimin e kushteve sipas ligjit. Pas plotësimit të kushtit, me 3 janar 2018 MD-ja e Turqisë ka kërkuar masën e arrestit të përkohshëm për personin në fjalë, kërkesë që sipas ligjit është dashur ta kalojmë për trajtim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë….nga këto 47 raste që përmenda asnjë nuk është ekstraduar nga këta që ka kërkuar Prokuroria e shtetit turk. Në vitin 2017 nga Kosova janë deportuar 344 persona. Për këta persona të deportuar nuk është në dijeni as presidenti, as kryeministri, as ministria e Drejtësisë sepse është përgjegjësi e policisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, për qëndrim të paligjshëm në Kosovë”, tha Tahiri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne