Ministri i jashtëm anglez: Turqia vend me rëndësi gjeostrategjike për të gjithë

Ministri i Jashtëm i Anglisë, Boris Johnson deklaroi se Turqia është një vend me rëndësi gjeostrategjike për të gjithë.

Ministri Johnson iu përgjigj pyetjeve të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Komuneve, krahut të ulët të Parlamentit të Anglisë në lidhje me politikën e jashtme të vendit.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me deklaratën e Princit trashëgimtar të Arabisë Saudite, Muhammed Bin Selman për reformimin e vendit në “islam të moderuar”, ministri Johnson tha se ky zhvillim do të jetë i dobishëm për tërë botën dhe ka një potencial shumë të rëndësishëm.

“Duam të inkurajojmë Arabinë Saudite në reforma dhe modernizim”, deklaroi Johnson.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes se “A është Mbretëria e Bashkuar e lidhur drejtpërdrejtë me Hamasin?”, shefi i diplomacisë angleze u përgjigj duke thënë se kanë kontakte me një numër të madh të personave në mbarë botën, ndërsa shtoi se të gjitha komunikimet bëhen nëpërmjet opinionit publik dhe nuk ndjehet nevoja për ndonjë kontakt të posaçëm me Hamasin.

Duke e perceptuar Hamasin si në “fuqi politike”, Boris Johnson tha se është e nevojshme që të mbahen kontaktet me këtë lëvizje.

Johnson gjithashtu vuri theksin se nuk duhet nënçmuar edhe kërcënimin ndaj myslimanëve Rohingya në krizën e Mianmarit dhe tha se janë zhvendosur 600 mijë persona të cilët kalojnë nëpër vështirësi të mëdha.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes në lidhje me marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me Turqinë në kontekstin e politikave të brendshme, Johnson tha: “Shtyrja e Turqisë në të ashtuquajturën ‘rrugë të gabuar’, pra largimi i Turqisë për mendimin tim është i rrezikshëm. Janë me miliona turq të cilët dëshirojnë të vendosin partneritet, miqësi me Mbretërinë e Bashkuar, të ndajnë me ne idealet tona dhe që kanë pikëpamje euro-atlantike. Sipas mendimit tim largimi i Turqisë do të jetë i gabuar. Ajo është një vend shumë i rëndësishëm gjeostrategjik për të gjithë ne”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne