Ministri i jashtem austriak zotohet se do u heqi shamite grave ne Ballkan

Ministri i Jashtëm i Austrisë, ekstremisti katolik Sebastian Kurz ka bërë thirrje për përshpejtimin e procesit për afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE ne nje interviste qe ka dhene per gazeten “Hendelsblatt”. Kjo për shkak se ai e sheh në rritje ndikimin e Turqisë dhe Arabisë Saudite në këtë rajon. Esktremisti katolik Kurz ka perseritur shpifjet e tija islamofobike duke thënë se në Prishtinë dhe Sarajevë, gratë paguhen për t’u mbuluar.

Ministri i Jashtëm austriak ka thënë se në Sarajevë dhe në Prishtinë “gratë paguhen që të veshin burka në publik, por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq”, ka thënë ai.

Derisa Bashkimi Europian është duke u përballur me sfida të tilla si referendumi i Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga Bashkimi Europian, kriza e refugjatëve apo terrorizmi islamik, ministri ka thënë se nuk duhet harruar edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gazeta shkruan se ky rajon, me shtete të reja, ku tensionet janë në rritje kohëve të fundit në mes grupeve të ndryshme etnike, citon ministrin i cili thotë se duhet të luajnë një rrol aktiv në këtë rajon dhe të mbështesin reformat dhe luftën kundër radikalizmit.

“Ne duhet pra të vazhdojmë të luajmë një rrol aktiv në këtë rajon të rëndësishëm për BE-në për të mbështetur reformat dhe luftën kundër radikalizmit dhe një perspektivë të besueshme që Bashkimi Europian e ofron”, ka thënë shkurt ministri i jashtëm austriak. Por ekstremisti Kurz nuk ka permendur ketu rrolin radikalizuar qe Austria luan ne Ballkan me komunitetet katolike dhe nxitjen e fundamentalizmit katolik qe nga Kroacia e deri ne Shqiperi. Ministrit austriak i rren mendja dhe beson se eshte minister i perandorise habsburge, e cila pushtonte, debonte dhe shtypte muslimanet e Ballkanit. Per kete arsye ai thote qe nuk do rrime me duar kryq. Megjithate, Evropa e Bashkuar nuk eshte me nje kontinent katolik sic ekstremisti katolik Sebastian Kurz enderron.

Gazeta Impakt i eshte pergjigjur edhe me pare ketij ekstremisti katolik ketu:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne