Ministri i Jashtëm hollandez jep dorëheqjen sepse gënjeu një herë

Ministri i Jashtëm hollandez, Halbe Zijlstra, ka dhënë dorëheqjen pasi gënjeu për një takim hipotetik në vitin 2006, gjatë të cilit sipas tij presidenti rus, Vladimir Putin shpalosi një strategji për Rusinë e Madhe.

Agjencia “Reuters” shkruan se incidenti me gënjeshtarin në fjalë, ka vënë në siklete të mëdha qeverinë e kryeministrit Mark Rutte që qëndron në pushtet mbi një koalicion që bën diferencën vetëm me një votë.

Dorëheqja e ministrit gënjeshtar erdhi pas vlerësimeve se sjellja e tij rrezikonte politikën e jashtme të vendit, sa kohë që në krye të saj do të qëndronte dikush që sajon takime që nuk kanë ndodhur.

“Ne jetojmë në një vend ku e vërteta vlen. Kjo është arsyeja pse nuk shoh ndonjë opsion tjetër përveç se dorëheqjes”, tha Zijlstra që qëndroi në detyrë diçka më shumë se katër muaj.

Pas tij në detyrë do të vijë Sigrid Kaag deri në zëvendëisimin e plotë të ministrit të dorëhequr.

Në qendër të debatit është vënë edhe kryeministri Rutte, i cili e ka ditur të pakën që nga fundi i janarit se ministri i tij kishte gënjyer, e megjithatë e ka marrë disa herë në mbrojtje atë.

“Gënjeshtra është një mëkat, por jo një mëkat fatal”, ka thënë ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne