Bota

Ministri i Jashtëm i Iranit në takimin e G7, në axhendë s’ka bisedime me SHBA

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif ka mbërritur në qytetin francez Biarritz, ku po zhvillohet një takim i shtatë fuqive të mëdha ekonomike të botës, i njohur si G7, dhe ku do të diskutojë me zyrtarët francezë nismat e fundit të ofruara nga presidentët e dy vendeve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abas Musavi në një postim të dielën, njoftoi se diplomat më i lartë i Iranit kishte mbërritur në qytetin francez me ftesën zyrtare të homologut të tij francez, Jean-Yves Le Drian, për të vazhduar konsultimet për nismat e fundit të propozuara nga Presidenti i Iranit Hasan Ruhani dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron. Një zyrtar i presidencës franceze u citua nga Reuters të thoshte se Zarif është në bisedime me homologun e tij francez në margjinat e samitit të G7 për të diskutuar kushtet që do të reduktojnë tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit. Zyrtari francez gjithashtu theksoi se në këtë fazë nuk janë planifikuar bisedime midis zyrtarëve iranianë dhe amerikanë. Më parë të dielën, Macron tha se udhëheqësit e G7 kishin rënë dakord për një aksion të përbashkët mbi Iranin për të shuar tensionet dhe për të hapur një raund të ri bisedimesh me Teheranin./parstoday

 

OPINIONE