Ministri i Jashtëm iranian sulmon Twitter: Mbyllët llogaritë e Iranianëve por shihni çfarë ndodh në Shqipëri!

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, akuzoi Twitterin se ka mbyllur llogaritë e iranianëve “të vertetë”, ndërkohë që lejon llogaritë e personave që janë kundër qeverisë, por kanë mbështetjen e SHBA-së.

Në Gusht, Facebook Inc, Twitter Inc dhe Alphabet Inc, mbyllën qindra llogari të iranianëve, me arsyetimin se përdoreshin për propagandë.

“Çkemi @Jack, Twitter ka mbyllur llogaritë reale të iranianëve, (përfshirë) moderatorët televizivë dhe studentët, me supozimin se janë pjesë e një “operacioni influencimi”, tha Zarif në mesazhin e tij, ku i drejtohej CEO-s së Twitter, Jack Dorsey.

“Po sikur të shihni postimet në (kryeqytetin e Shqipërisë) , Tiranë, që përdoren për të propaganduar “ndryshim të regjimit”, të nxjerra nga (Washington) DC?”, shprehet Zarif.

Media iraniane, ka akuzuar Izraelin, Arabinë Saudite dhe grupime opozitare në arrati, përfshirë Muxhahedinët, të cilët kanë disa anëtarë në Shqipëri, se qëndrojnë pas fushatave mediatike, ku bëhet thirrje për përmbysje të qeverisë islamike.

Burimi: New York Times 

/TPZ.AL/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne