Bota

Ministri i Jashtëm izraelit kërcënon se do ta vrasë shefin e Hezbollahut

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit është kërcënuar se do të vriste Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

“Nasrallah nuk ka ndaluar së sulmuari (kryeministrin izraelit Benjamin) Netanyahu apo së kërcënuari Izraelit”, shkroi Israel Katz në Twitter.

“Përderisa shqetësimi i tij rritet, elokuenca e tij shtohet. Ndërkohë, ai është i detyruar të zbresë një kat më poshtë në bunker përballë paralajmërimeve nga patronët e tij iranianë për mundësinë e vrasjes së tij”, tha ai.

“Nëse ai (Nasrallah) sfidon Izraelin, edhe kjo nuk do t’i ndihmojë atij”, shkroi Katz, duke thënë se strehimi i fshehtë i Nasrallah-ut nuk do ta shpëtojë atë.

Ministri Israel pretendon se Nasrallah me vite jeton në një bunker nga frika e vrasjes.

Pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani në një sulm ajror të SHBA-ve në fillim të këtij muaji, Nasrallah u zotua të hakmerret kundër Izraelit.

Edhe pse përshëndeti vrasjen e tij, Izraeli ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e Soleimanit./AA

OPINIONE