Ministri i Jashtëm rus, thirrje SHBA për lirimin e gruas së arrestuar për spiunazh

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i ka kërkuar përmes një bisede telefonike Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeos që rusja Maria Butinan të lirohet nga burgu.

Sipas ministrit rus, gruaja mbahet padrejtësisht në burg dhe se akuzat për spiunazh janë të fabrikuara.

Detajet e telefonatës mes Lavrov dhe Pompeos u bënë të ditura nga Ministria e Jashtme ruse nëpërmjet një deklarate, ku theksohej se u diskutua edhe për përmirësimin e situatës në Siri.

Ky bashkëbisedim midis tyre është cilësuar si një tjetër hap i rëndësishëm i ndërmarrë në marrëdhënien mes Rusisë dhe SHBA-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne