Ministri i mbrojtjes së Iranit thekson përballjen me kërcënimet e reja

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se virusi Korona po ushtron ndikim mbi të gjitha dimensionet e jetës së njerëzve si aktivitetet kulturore, shëndetësore të sigurisë dhe sidomos mbi aktivitetet ekonomike, prandaj vendi duhet të përditësojë shtojë gatishmërinë përball kërcënimeve të reja në të ardhmen.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, deklaroi: “Veprimi dhe pasojat e virusit Korona mund të nxisin shtetet armiqësore për të çuar para qëllimet e tyre djallëzore në nivel ndërkombëtar kundër popujve të tjerë. Prandaj është e domosdoshme që strukturat e vendit të veprojnë si një trup i unifikuar dhe të shtojnë gatishmërinë e vet për t’u përballur me kërcënimet e këtij lloji dhe të forcojnë sa më shumë vullnetin e vet”.

Ministri iranian i mbrojtjes gjithashtu tha: “Me padyshim se personeli mjekësor dhe shëndetësor i Iranit ka vepruar ashtu si ushtarët besnikë gjatë luftës imponuese dhe këta mjek me siguri se janë prej atyre grupeve të cilët kanë dalë me kokë lartë nga kjo sprovë dhe kanë shtuar edhe më shumë krenaritë qytetëruese dhe kulturore të Iranit”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne