Ministri i Merkelit “shkund” qeverinë: Boll me “peshqit” e vegjël, në BE hyni nëse…

Një nga deputetët e Grupit Parlamentar CDU/CSU, Christian Schmidt i ka paraprirë protestës së opozitës shqiptare ditën e nesërme, duke bërë një apel të fortë si për qeverinë dhe dyshen PD-LSI, që lidhet me fatin e zgjedhjeve të ardhshme në vendin tonë.

“Matës për hapat e mëtejshëm drejt BE do të jenë zgjedhjet lokale së afërmi. Ato duhet të mbahet të lira dhe pa blerje votash. Kjo kërkon transparencë nga qeveria e partia në pushtet përkundrejt opozitës dhe zgjedhësve”, ka thënë aportuesi për Shqipërinë për grupin CDU/CSU në Bundestagun gjerman.

Përveç kërkesës për garanci nga PS se s’do të lejohet blerja e votës në 30 qershor, ministri i qeverisë së Angela Merkela ka shigjetuar gjithashtu edhe luftën kundër krimit që po bën qeveria.

“Rruga drejt anëtarësisë në BE është plot sfida. Qeveria e sotme duhet të dëshmojë se është në gjendje të respektojë Parlamentin dhe pavarësinë e gjyqësorit. Rruga e nisur me vettingun po jep frytet e para. Por duhet avancuar në mënyrën e duhur pasi ka shumë për të bërë. Në mënyrë të veçantë duhet të japin llogari para gjykatës kapobandat e Kriminalitetit të Organizuar dhe jo vetëm “peshqit e vegjël’”, deklaron Schmidt.

Kujtojmë se Christian Schmidt vizitoi Shqipërinë në nëntor 2016, ku denoncoi për të parën herë në mediat gjermane problemin e kanabisit në vend. Një muaj më parë Schmidt u zgjodh reporter për Shqipërinë nga CDU/CSU, funksion që më parë e mbante Thorsten Frei.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne