Ministri i Polonisë: BE duhet të reformohet; pranimin e Shqipërisë e ka detyrë

“BE vuan nga një deficit demokratik. Ne mbështesim rritjen e rolit të parlamenteve ndërkombëtare. Një thellim i mëtejshëm i integrimit evropian është plani i mundshëm për aq sa pranohet nga shtetet dhe popujt që marrin pjesë në këtë proces”, është shprehur Czaputowicz.

Ai shton më tej se Komisioni Evropian duhet që të ktheher në rolin e tij teknik në vend që të bëjë përpjekje për një politikë më të madhe. Ndërsa sa i përket tensioneve më BE-në Ministri i Jashtëm është shprehur se BE duhet të bazohet në rregulla universale që të zbatohen në mënyrë të barabartë në të gjitha shtete.



“Ne jemi të shqetësuar për kriteret e paqarta që mund të çojnë deri në kufizimin arbitrar të të drejtave të Shteteve Anëtare”.

Sa i përket pikëpamjeve të Polonisë për zgjerimin e Ballkanit në BE, Czaputowicz u shpreh, “Polonia e mbështet fuqishëm politikën e derës së hapur të BE-së. Zgjerimi është një nga pikat më të fuqishme…Qytetarët e Ballkanit Perëndimor kanë të drejtë të zgjedhin rrugën  e zhvillimit. Ata janë evropian dhe BE ka detyrim për t’i pranuar këto vende, sigurisht nëse i plotësojnë kriteret e detyrueshme. Zgjerimi ka të bëjë me takime politike të nivelit të lartë, vendosjen e kritereve dhe hapjen e kapitujve. Ka të bëjë edhe me ndryshimin  e jetës së njerëzve për pritshmëritë më të mira nga reformat, modernizimin, qeverisjen e mirë, afrimin e ekonomive dhe njerëzve”, u shpreh më tej  Ministri i Jashtëm Polak.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne