Ministri i ri turk i Mbrojtjes: Dëshirojmë marrëdhënie të mira me fqinjët tanë

Ministri i sapoemëruar turk i Mbrojtjes Hulusi Akar shfaqi besimin se Turqia do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie të mira me vendet e saj fqinje.

“Dëshirojmë të jetojmë në kushte paqeje, përparimi dhe sigurie si dhe pasjes së marrëdhënieve miqësore dhe harmonike me fqinjët tanë”, tha Akar pas marrjes së detyrës së re.

Ai theksoi se në këtë aspekt është shumë me rëndësi që të mbrohen të drejtat dhe interesat e popullit turk.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona në mënyrë ambicioze dhe me vendosmëri për t’u siguruar që asnjë dëm nuk do të shkaktohet mbi të drejtat dhe interesat e kombit tone”, tha Akar.

Ai tha se do të vazhdohet me përpjekjet për të vendosur siguri, unitet, integritet, sovranitet dhe pavarësi të Turqisë përmes mobilizimit të burimit nacional.

Rikujtojmë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan emëroi kabinetin me një zëvendës-president dhe 16 ministra duke bërë që Turqia të kalojë zyrtarisht nga sistemi parlamentar në atë presidencial.

Akar, i cili paraprakisht ishte Shefi i Shtatmadhorisë së Turqisë, në kabinetin e ri do të ushtrojë funksionin e Ministrit të Mbrojtjes. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne