Ministri i “Tërmetit dhe Koronavirusit”: Deri në fund të vitit do të ndërtohen 140 shkolla, 41 prej tyre do të jenë gati në nëntor

Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj në seancën e sotme plenare deklaroi se deri në fund të këtij viti do të ndërtohen 140 shkolla. Ai theksoi se  41 prej tyre do të jenë gati deri në 26 nëntor të këtij viti.

“Pas tërmetit të vitit të shkuar, ne nuk e hoqëm asnjëherë vëmendjen nga procesi i rindërimit. Në fillim të vitit kishim 10 mijë familje të ndara në çadra. Realisht kisha dhimbje kur e mendoja që ishin në të ftohtë apo në të nxehtë. 29 milionë dollarë ka akorduar qeveria për këto famije. Deri në fund të vitit 2020, për ta do të shkojnë në total 34 milardë lekë. Dikush nga deputetët e Durrësit rrudhi buzët, mendon se aq para janë pak. Më thoni një qeveri kur një qeveri i është përgjigjur një nevoje kaq të madhe. Aty ka njerëz që presin të kthehen në shtëpi. Nesër në Durrës do të merren grantet e rindërtimit. 54 objekte do të trajtohen nga Kombet e Bashkuara. Para se ta mbyll një fjali që ka të bëjë me qëndrimin politik do ta them. Dikush mund të thotë që nuk keni bërë gjë veçse detyrë. Po patjetër, aty ku mund të përmirësohemi iu lutem na ndihmoni. Askush nuk i është përgjigjur qytetarëve si ne. Nesër qytetarët e Durrësit do të marrin grantin e rindërtimit  24 milion dollarë. 140 shkolla do të bëhen. 40 të tilla janë gati brenda 26 nëntorit të këtij viti”, u shpreh ai. “, tha ministri./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne