Ministri iranian i informacionit reagon ndaj pretendimeve të Trump

Ministri iranian i informacionit dhe teknologjisë duke reaguar ndaj pretendimeve të presidentit Amerika për shpërthimin e raketës transportuese të satelitit Nahid-1 në Iran ka thënë se satelit Nahid-1 është mirë.

Muhamed Zhavad Azari Xhoharmi, ministër i informacionit dhe teknologjisë së Republikës Islamike të Iranit, gjatë vizitës së gazetarëve vendas e të huaj për të fotografuar dhe parë nga afër satelitin Nahid-1 në institutin hapësinor të Iranit ka thënë: Lajmi për shpërthimin e Nahid-1 nuk është i saktë pasi ky satelit ndodhet në institutin hapësinor të Iranit në fazën përfundimtare të përgatitjes së tij dhe më pas ai do t’i dorëzohet ministrisë së mbrojtjes. Azari Xhoharmi, duke iu drejtuar autoriteteve amerikane ka thënë: Nëse ata kanë pamje me cilësi rreth shpërthimit të satelitit Nahid-1 le t’i publikojnë për publikun. Ministri iranian pas publikimit të lajmeve të padrejta të përhapura nga autoritetet amerikane për gjoja shpërthimin e satelitit Nahid-1 ka ftuar gazetarë vendas e të huaj që të qartësojnë situatën për opinionin publik duke vizituar institutin hapësinor të Iranit. Sateliti Nahid ka karakter telekomunikacioni dhe vendoset në distancën 250 km në orbitë./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne