Ministri izraelit Liberman: Nuk lejojmë që Irani të vendoset në Siri

Avigdor Liberman, ministër i luftës i regjimit sionist ka thënë se Izraeli nuk do të lejojë që Irani të futet dhe stabilizojë pozitën e tij në Siri.

Irani aktualisht po përpiqet të krijojë një bazë ajrore dhe një bazë ushtarake detare në Siri dhe Izraeli këtë nuk do ta lejojë. Ekzistojnë të gjitha opsionet për tu përballur me këtë, tha në fjalën e tij Liberman. Më herët Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ka pretenduar se Irani po mundohet të ushtrojë mbizotërimin e tij në Irak dhe në Jemen. Sipas tij shtrirja e influencës së Iranit në Siri është rrezik për rajonin dhe botën. Këtë deklaratë Netanjahu e bëri gjatë takimit që ai pati me Vladimir Putin, president i Rusisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne