Ministri izraelit pohon kontaktet e fshehta mes Izraelit dhe Arabisë Saudite

Ministri izraelit i energjisë Juval Steinitz ka zbuluar për herë të parë se Tel Avivi ka pasur kontakte të fshehta me Arabinë Saudite.

“Ne kemi lidhje që janë me të vërtetë pjesërisht të fshehta me shumë vende muslimane dhe arabe dhe zakonisht ne jemi pala që nuk turpërohet”, tha Steinitz të dielën në një intervistë për radion e ushtrisë izraelite. Ai shtoi se Arabia Saudite ishte pala që ishte e interesuar të fshehë lidhjet e saj me Izraelin dhe Tel Avivi nuk kishte asnjë problem me këtë. “Por ne e respektojmë dëshirën e palës tjetër, kur lidhjet janë në zhvillim, qoftë me Arabinë Saudite apo me vende të tjera arabe, apo vende të tjera myslimane dhe ka shumë më tepër … por e mbajmë të fshehtë”, theksoi ministri. Komentet e tij erdhën pak ditë pasi shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, gjeneral-lejtnant Gadi Eizenkot, tha se Tel Avivi është gati të bashkëpunojë me Arabinë Saudite në përpjekjet e tyre të përbashkëta për t’u përballur me Iranin. Në një intervistë me të përditshmen saudite Elaph, Eizenkot pohoi se Irani ishte “kërcënimi më i madh për rajonin” dhe po kërkonte “të merrte kontrollin e Lindjes së Mesme”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne