Ministri i Jashtëm i Katarit falënderon Turqinë

Ministri i Jashtëm i Katarit, Shejh Muhammed bin Abdurrahman Al Thani, ka falënderuar Turqinë për mbështetjen gjatë krizës mes shtetit të tij dhe disa vendeve arabe, duke thënë se Turqia është duke ftuar të gjitha palët t’i qasen dialogut.

Al Thani ka marrë pjesë në panelin me titull “Zgjidhja e Krizës së Gjirit: Problemet dhe Rekomandimet për Zgjidhje”, të organizuar në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga think tanku “Arab Center Washington”.

Në fjalën e tij, duke i cilësuar shumë akuza ndaj Katarit si “të pabaza”, Al Thani tha se Doha zyrtare është e gatshme të ulet dhe të bisedojë me fqinjët për zgjidhjen e problemeve, gjë e cila, siç tha ai, nuk nënkupton se Katari do të heq dorë nga sovraniteti i tij.

Al Thani theksoi nevojën që kriza të përfundojë me një zgjidhje politike me përpjekjet e aktorëve ndërkombëtarë relevantë.

I pyetur nga gazetari i AA-së lidhur me rolin e Turqisë që nga fillimi i Krizës, Al Thani theksoi se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Katarit kanë të kaluar të gjatë dhe janë të fuqishme.

“Turqia fton të gjitha palët në dialog”

Duke theksuar se Turqia në të njëjtën kohë ka marrëdhënie të mira edhe me shtetet e tjera të Gjirit, Al Thani u shpreh: “Marrëdhëniet e Turqisë me Katarin nuk nënkuptojnë se ata i nënvlerësojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera të Gjirit. Ata i ftojnë të gjitha palët në dialog”.

Ai tha se duhet hedhur hapa diplomatik për zgjidhje të shëndoshë të krizës dhe se Turqia është duke vepruar në këtë drejtim. “Për shkak të bllokadës ndaj Katarit, Turqia ka dhënë mbështetje shumë efikase në zinxhirin e furnizimeve të Katarit. Jemi mirënjohës për këtë mbështetje dhe i falënderojmë”, theksoi Al Thani.

Ndërkaq, duke folur për takimin e tij me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, shefi i diplomacisë së Katarit e cilësoi takimin si shumë të frytshëm dhe theksoi se homologu i tij amerikan bën përpjekje për zgjidhjen e krizës dhe së shpreson që këto përpjekje të arrijnë rezultate.

“Nuk bëjmë kompromis për sovranitetin tonë”

“Jemi të gatshëm të ulemi me fqinjët tanë dhe të bisedojmë për të gjitha çështjet, për sa kohë që nuk shkelet pavarësia dhe sovraniteti ynë”, tha Al Thani, duke shtuar se kërkesat ndaj Katarit nuk janë realiste dhe se problemet mund të zgjidhen vetëm në një bazament të arsyeshëm.

Ai shtoi se Katari është pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe se alternativat e paraqitura për ta janë izolim, gjë të cilën ai tha se nuk do ta pranojnë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne