Ministri i jashtëm i Katarit takohet me Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan zhvilloi një takim me ministrin e jashtëm të Katarit Muhamed Bin Abdul’rahman Al Thani.

Përpara këtij takimi, shefi i diplomacisë së Katarit u takua me homologun e tij turk Mevlut Çavushoglu me të cilin diskutoi për krizën në marrëdhëniet mes Katarit dhe disa vendeve arabe dhe për mënyrën e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Katarit.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm të Katarit, shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavushoglu tha se Turqia nuk mbështet asnjë prej sanksioneve të imponuara nga vendet arabe të rajonit kundër Katarit dhe do të vazhdojë të plotësojë nevojat e Katarit për ushqime. Ai njëkohësisht mirëpriti dhe mbështeti ndërmjetësimin e Kuvajtit në zgjidhjen e krizës mes Katarit, Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera arabe dhe e cilësoi të mundshme zgjidhjen e kësaj krize nëpërmjet dialogut dhe rrugëve diplomatike. Nga ana e tij ministri i jashtëm i Katarit në këtë konferencë për shtyp shprehu falënderimet për mbështetjen e Turqisë ndaj Dohas dhe tha se kanë kaluar 40 ditë nga vendosja e sanksioneve kundër Katarit, mirëpo vendet sanksionuese deri më sot nuk kanë dhënë asnjë shpjegim mbi pretendimet e tyre për gjoja mbështetjen e Katarit ndaj terrorizmit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne