Ministri i jashtëm rus dhe sekretari i përgjithshëm i OKB konsultohen për Sirinë

Sergei Lavrov, ministri i jashtëm rus dhe Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB kanë diskutuar mbi krizën siriane.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, në takimin midis Lavrov dhe Guteres në margjinat e Konferencës ndërkombëtare të ekonomisë në Shën Petersburg, është diskutuar mbi shtimin e aktiviteteve të OKB për parandalimin e shpërthimit të konflikteve dhe vazhdimin e aktiviteteve paqeruajtëse. Në këtë takim ministri i jashtëm rus ka vlerësuar pozitivisht rolin e sekretarit të përgjithshëm të OKB për forcimin e kësaj organizate në fusha ndërkombëtare dhe për qasjen ndaj rezultatit praktik në zgjidhjen e konflikteve rajonale. Të dyja palët po ashtu kanë kërkuar dhënien fund konflikteve në Siri, Jemen dhe Libi si dhe kanë diskutuar mbi krizën në Ukrainë dhe gadishullin korean./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne