Bota

Ministri i jashtëm i Turqisë diskuton me sekretarin amerikan të shtetit mbi Katarin

Ministri i jashtëm i Turqisë dhe sekretari amerikan i shtetit në një bisedë telefonike diskutuan mbi krizën e Katarit dhe të Sirisë.

Davud Cavushoglu dhe Rex Tillerson diskutuan dhe analizuan situatën më të fundit në Siri dhe në Katar. Ndërkohë Tillerson përkundër qëndrimeve të presidentit amerikan nga vendet arabe kërkoi të ulin presionet e tyre ndaj Katarit për të parandaluar një katastrofë humane. Ndërkohë Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë duke reaguar ndaj deklaratës së Tillerson, ka thënë se sanksionet duhen eliminuar plotësisht. Të gjitha vendet që kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre me Katarin, kanë bllokuar totalisht këtë vend nga deti, toka dhe ajri./ PT

OPINIONE

INTERVISTA