Ministri i jashtëm i Turqisë, nesër viziton Irakun

Ministri i jashtëm i Turqisë nesër do të vizitojë Bagdadin dhe më pas do të shkojë në Erbil për tu takuar me autoritetet e qeverisë qendrore të Irakut dhe ato lokale të rajonit të Kurdistanit.

Ministria e jashtme e Turqisë me anë të një deklarate njoftoi se Mevlut Çavushoglu, ditën e mërkurë do të vizitojë Irakun për të shkëmbyer pikëpamje me autoritetet e këtij vendi. Shefi i diplomacisë turke gjatë qëndrimit në Irak pritet të takohet me Fuad Masum president, Hejdar Ebadi kryeministër, Salim Xhaburi kryetar i parlamentit, Ibrahim Xhaafari ministër i jashtëm dhe disa politikanë turkmenë në Irak. Ministri i jashtëm i Turqisë pas kësaj do të shkojë në Erbil për tu takuar me Masud Barzanin kryetar i rajonit të Kurdistanit të Irakut. Më herët ministri i jashtëm i Turqisë kishte paralajmëruar mbi referendumin e 25 shtatorit në rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe kishte thënë se ky referendum do të shtojë ttensionet në rajon./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne