Ministri i mbrojtjes së Anglisë: Anglezët pjesëtarë të ISIS, duhet të vriten

Ministri i mbrojtjes së Anglisë ka deklaruar se shtetasit e këtij vendi që kanë luftuar përkrah ISIS, duhet të vriten.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi Gavin Wiliamson, ministri i mbrojtjes së Anglisë, deklaroi, duhet të zbulohet vendstrehimi i qytetarëve anglezë pjesëtarë të ISIS dhe ata duhet të vriten, ata në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohen të hyjnë në Angli. Wiliamson në një intervistë me gazetën “Daily Mail”, ka thënë se një terrorist i vdekur nuk mund të dëmtojë vendin dhe theksoi nevojën e marrjes së të gjitha veprimeve për ta zhdukur këtë kërcënim. Ai u zotua se qytetarëve anglezë të cilët si pjesëtarë të ISIS kanë luftuar në Siri dhe Irak, nuk do t’i jepet leje që të kthehen në Angli. Këto deklarata të ministrit anglez të mbrojtjes janë bërë pasi një djalosh 20 vjeçar të mërkurën ka dal para gjyqit pasi ka tentuar të kryejë atentat ndaj Theresa May, kryeministres së Anglisë, duke përdorur thikë dhe bombë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne