Ministri i mbrojtjes së Turqisë reagon ndaj homologut të tij amerikan për dërgimin e armëve kurdëve të Sirisë

Ministri i mbrojtjes së Turqisë ka reaguar ndaj homologut të tij amerikan për dërgimin e armëve kurdëve të Sirisë, pavarësisht së është afër përfundimi i luftës kundër ISIS.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Nuredin Xhanikeli, ministri i mbrojtjes së Turqisë, deklaroi se i ka dorëzuar dokumente dhe dëshmi homologut të tij amerikan të cilat vërtetojnë se armët që ka dërguar Uashingtoni për militantët kurdë në Siri, tani po përdorën kundër civilëve turq. Xhanikeli në një prononcim për gazetarë gjatë takimit të NATO-s në Bruksel, deklaroi: “Gjatë takimit me sekretarin amerikan të mbrojtjes e kam bërë të qartë për atë se grupi militant YPG është vetëm një degë e grupit terrorist PKK dhe këto dy organizata veprojnë nën një komandë të caktuar. Dëshmitë dhe dokumentet që tregojnë se forcat kurde të Sirisë janë terroriste, i kemi dorëzuar jo vetëm Amerikës, por edhe Anglisë, Spanjës dhe vendeve të tjera. Ata me armët amerikane që kanë marrë për të luftuar kundër grupit terrorist ISIS, po sulmojnë forcat ushtarake të Turqisë në lindje të këtij vendi”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne