Ministri i BE-së: Turqia ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave

Ministri i Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori, Omer Çelik deklaroi se Turqia ka plotësuar 72 kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave për qytetarët turq për zonën Schengen.

Në prononcimin e tij të bërë gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Ankara, ministri Çelik tha se kanë përfunduar punimet për liberalizimin e vizave për Bashkimin Evropian dhe se ky punim do ti dorëzohet sot ose nesër Komisionit të BE-së.

Çelik tha se Turqia ka përmbushur të gjitha obligimet që i takojnë në çështjen e liberalizimit të vizave, ndërsa rikujtoi se samiti Turqi-BE do të mbahet më 26 mars në qytetin Varna të Bullgarisë.

Ministri shtoi se kanë propozuar mbajtjen e një samiti mes BE-së dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe bëri të ditur që nëse ky samit mbahet nga muaji qershor do të jetë shumë i dobishëm nga aspekti i mesazhit global.

Omer Çelik reagoi ashpër edhe ndaj vlerësimeve të bëra nga BE-ja në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

“Deklaratat e bëra nga BE-ja rritën shqetësimet e Turqisë në lidhje me luftën kundër terrorit”, deklaroi Çelik dhe vijoi me këto fjalë: “Dua të them haptazi se nga BE-ja nuk kemi parë çasjen që prisnim për këtë çështje. Ajo që është e qartë është kjo: Miqtë tanë evropian, të cilët kanë si aleate Turqinë, nuk duhet të harrojnë një gjë në lidhje me luftën e Turqisë kundër terrorit dhe humbjet e saj. Fillimisht duhet të mbajnë qëndrim nderi për dëshmorët tanë të rënë në sulmet me raketa të PKK/PYD-së ndaj Hatayit dhe Kilisit. Bërja fjalë për humbjet e jetëve të civilëve në një mënyrë të pabazuar ka rritur edhe njëherë shqetësimet tona në lidhje me luftën kundër terrorit”.

Çelik vuri theksin në taktikën e organizatës separatiste terroriste PKK/KCK/PYD-YPG për të ndryshuar emrin dhe shtoi se ajo është organizata terroriste PKK pa marrë parasysh se cilin emër e përdorë.

Ministri preku edhe në pazarllëqet e pista mes organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it si shkëmbimi i terroristëve, ndërsa shtoi se këto lloje të bashkëpunimeve mes këtyre organizatave terroriste përveç në Rakka kanë parë edhe në Afrin.

Ndërkaq në lidhje me deklaratat e ShBA-së se do të mbledh armët e dhëna PKK/KCK/PYD-YPG-së ministri Çelik tha se nuk janë shumë bindëse, ndërsa vijoi duke pyetur se “A është parë ndonjëherë që janë mbledhur armët e dhëna në Lindjen e Mesme?”/ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne