Ashtu si kolegët, edhe ministri teknik i Shëndetësisë Arben Beqiri ka pezulluar lejet vjetore të punonjësve nga 1 qershori deri në 25 qershor, që përkon me fushatën dhe datën e zgjedhjeve.
Urdhri për anulimin e lejeve vjetore është për punonjësit e Ministrisë dhe institucionet e varësisë nga kjo Ministri.
“Të gjithë nëpunësit që janë duke kryer lejen vjetore njoftohen për ndërprerjen e saj. Planifikimi i lejeve për punonjësit e shëndetësisë do të bëhet pas datës 26 qershor”, thuhet në urdhër.