Ministri turk Albayrak: Gjermania është partnere e rëndësishme për Turqinë

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Berat Albayrak bëri të ditur se Gjermania është një partnere e rëndësishme për Turqinë.

I ndodhur në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë për një vizitë zyrtare, ministri Albayrak pas takimit me ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë së Gjermanisë, Peter Altmaier u prononcua në interes të gazetarëve.

Albayrak vuri theksin se marrëdhëniet Turqi-Gjermani datojnë para një shekulli, ndërsa shtoi se krahas sprovave rajonale dhe globale këto marrëdhënie arritën të mbeten në këmbë në mënyrë të fuqishme.

Duke vënë në dukje se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë gjatë kohëve të fundit nuk janë në nivelin në të cilin duhet të jenë, ministri Albayrak tha se “Turqia dëshiron që gjatë kësaj periudhe të re pas vitit 2017 e posaçërisht pas formimit të qeverisë, marrëdhëniet e saj me Gjermaninë të zhvillohen në mënyrë më reale, racionale dhe në nivel që do të jetë i dobishëm për të dyja vendet”.

Ministri Albayrak bëri të ditur se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë janë shumë të rëndësishme edhe në fushën e ekonomisë ashtu si në fushat tjera, ndërsa shtoi se “Me vëllimin tregtar që arrin në 40 miliardë dollarë mes dy vendeve, që janë partnere tregtare të njëra-tjetrës dhe për faktin se Turqia është vendi i dytë për nga aspekti i importit dhe vendi i parë nga aspekti i eksportit, Gjermania për Turqinë është një partnere e domosdoshme dhe e rëndësishme”.

“Roli i sektorit të energjisë në kuadër të marrëdhënieve mes dy vendeve nuk mund të mohohet”, theksoi Albayrak dhe rikujtoi se shumë kompani gjermane duke vepruar në Turqi japin kontribut të rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ndërkaq edhe ministri gjerman i Ekonomisë dhe Energjisë, Altmaier bëri të ditur se gjatë takimit kanë biseduar në lidhje me projekte të ndryshme në fushat e ekonomisë dhe energjisë dhe shtoi se kanë rënë dakord për bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve.

Altmaier duke e vënë në duke se do ti thellojnë punimet e përbashkëta tha se me ministrin Albayrak kanë dakorduar organizimin e një forumi energjetik turko-gjerman./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne