Ministri turk: E djathta ekstreme është DAESH-i i Perëndimit

Ministri për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori i Ankarasë me Brukselin, Omer Çelik bëri të ditur se forcimi i të djathtës ekstreme në Evropë do të mund të formojë “Një strukturim të veçantë për Perëndimin të ngjashëm me organizatën terroriste DAESH”.

Ministri Çelik i bëri një vlerësim rendit të ditës për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA).

Çelik në prononcimin e tij të bërë kritikoi ashpër përkrahjen e të djathtës ekstreme nga ana e qeverive evropiane, ndërsa shtoi se “Në kohën kur ata helmojnë shoqëritë e tyre duke e ngritur të djathtën ekstreme, ata do të ballafaqohen me një problem të ngjashëm si DAESH-i. E djathta ekstreme është DAESH-i i Evropës”.

“Austria është një vend që dëbon emigrantët nga vendi, është një vend që pengon hyrjen me tela me gjemba dhe ushtri dhe është një vend që si kryeministër ka një racist, armik të islamit (Sebastian Kurz)”, bëri të ditur ministri Çelik.

Në prononcimin e tij Omer Çelik i bëri një vlerësim edhe marrëdhënieve Turqi-BE, ku tha se Bashkimi Evropian nuk është superior për ti dhënë mësim moral dhe politik dikujt në lidhje me çështjen e angazhimeve në marrëveshje.

Duke vënë në dukje se Turqia ka bërë investime të mëdha në çështjen e BE-së, ministri Çelik tërhoqi vëmendjen se për këtë qëllim janë kryer një sërë reformash.

Ai i bëri një vlerësim edhe përpjekjeve të ShBA-së për të penguar blerjen e avionëve F-35 nga ana e Turqisë, ndërsa shtoi se “Lobi evangjelist përpiqet që këtë çështje ta shndërrojë në shantazh politik”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne