Ministri turk fton biznesin kinez në Turqi

Ministri i Doganave dhe Tregtisë, Bylent Tyfenkxhi (Bülent Tüfenkci) tha se Turqia dhe Kina ofrojnë shumë raste të mëdha për njëra tjetrën.

Ministri turk në lidhje me vizitën zyrtare në Kinë përsëri shprehjen: “Turqia duhet të jetë më shumë prezent në Kinë”.

Tyfenkxhi zhvilloi takime në Kinë, ku gjendej në kuadër të Konferencës I të e-Tregtisë që tejkalon kufijtë Globalë dhe nënvizoi se Kina është një nga fuqitë ekonomike më të rëndësishme si në rajon ashtu edhe në botë.

Duke tërhequr vëmendjen në zhvillimin e shpejtë të viteve të fundit në tregtinë elektronike, ministri turk bëri të ditur se Kina është duke ndërmarrë një nismë të madhe.

Ai u shpreh gjithashtu se edhe Turqia ka rritur me shpejtësi pjesën e saj në ekonominë e e-tregtisë.

“Pjesa e vendit tonë në ekonominë e e-tregtisë ka arritur në nivelin e 3,6% dhe me rregullimet që jemi duke bërë kjo përqindje vazhdon të rritet edhe më shumë” tha Ministri i Doganave dhe Tregtisë, Bylent Tyfenkxhi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne