Ministri turk i Mbrojtjes takon homoloun e tij nga Mali i Zi

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, është takuar në Ankara me homologun e tij nga Mali i Zi, Predrag Boshkoviç.

Akar priti Boshkoviçin me një ceremoni ushtarake.

Dy ministrat kanë diskutuar për sigurinë rajonale dhe çështjet e mbrojtjes gjatë takimit dypalësh që u pasua nga takimi në nivel të delegacioneve.

Dy shtetet kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ushtarak dhe financiar, si dhe Protokollin e Aplikimeve për Ndihmat Financiare./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne