Ministri turk: Sanksionet ndaj Iranit, një “shans i mirë për Turqinë”

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit i vlerësoi si “shans i mirë për Turqinë”.

Në prononcimin e tij të bërë gjatë pjesëmarrjes në tryezën editoriale të Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA), ministri Zeybekçi tha se “Turqia do të vazhdojë të bëjë tregti me Iranin në përputhje me rezolutat e OKB-së”.

Duke vënë në dukje se niveli i rritjes së Turqisë deri në fund të viti do të arrin në 6 për qind, ministri Zeybekçi tha se “Është e rëndësishme që gjatë luftës kundër inflacionit furnizimi të rritet”, ndërsa shtoi se do të merren masat në këtë drejtim./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne