Ministria e Arsimit të Kosovës sulmon shkollën për flamurin turk, në një kohë që flamujt e Amerikës dhe Shqipërisë çohen pa problem

Pas një foto të publikuar në rrjetet sociale në të cilën shfaqen fëmijët të një klase në një shkollë në Prizren me flamurin Turk dhe përshëndetjen në mbështetje të operacionit Turk në veri të Sirisë ” Burimi i Paqes” në prani edhe të mësuesit të tyre, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar shumë ashpër ndaj këtij rasti, madje duke u zotuar se do të dërgojë inspektorët e arsimit në shkollën në fjalë për të marrë informacione zyrtare rreth këtij rasti, në mënyrë që të kenë informata të sakta për ta adresuar këtë rast dhe për të marrë masa ndaj përgjegjësve.

Kjo ministri sqaron nëpërmjet një njoftimi se “Shkollat nuk janë hapësira për aplikimin e asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi në këtë formë me fëmijët është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë”.

Nga ana tjetër është vetë kjo ministri e cila lejon flamuj të vendeve të tjera të valviten nga nxënësit sa herë që dëshirojnë mesuesit apo drejtorët e shkollave të kosovës dhe ndaj tyre jo vetëm që nuk janë dërguar inspektorë, por ato raste janë mburrur dhe reklamuar si raste patriotike, atdhedashurie dhe mirënjohje ndaj Amerikës ndërsa flamuri turk përbëka problem për institucionet arsimore kosovare.

Me këtë akt Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tregon se ajo ndikohet nga qarqe të ndryshme të cilat veprojnë në Kosovë dhe janë lobe anti islamofobe dhe turkofobe.

Nga ana tjeter MAShT fton mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe të gjithë komunitetin, që të reagojnë dhe ta paraqesin çdo rast të abuzimit me fëmijët, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të mbrojmë fëmijët tanë nga çdo lloj rreziku që iu kanoset./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne