Ministria e Jashtme e Turqisë: FETO shfaq fytyrën e vërtetë në Kosovë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, në lidhje me protestat që janë mbajtur para Ambasadës së Turqisë në Prishtinë me arsyetimin se anëtarët e FETO-s gjenden atje, tha se “Fytyra e vërtetë e organizatës terroriste FETO, edhe njëherë është duke iu shfaqur botës pas veprimeve të ndërmarra kundrejt Turqisë dhe përfaqësive të saj në Kosovë”.

Aksoy, në lidhje me një pyetje për protestën pranë Ambasadës së Turqisë në Prishtinë me arsyetimin se pjesëtarët e FETO-s mbahen atje, iu përgjigj me një deklaratë me shkrim.

“Fytyra e vërtetë e organizatës terroriste FETO, edhe njëherë është duke iu shfaqur botës pas veprimeve të ndërmarra kundrejt Turqisë dhe përfaqësive të saj në Kosovë”, tha zëdhënësi Aksoy.

Ai duke rikujtuar se siguria e shtetasve, përfaqësive, punonjësve dhe kompanive turke në Kosovë kryesisht është në përgjegjësinë e Kosovës si nikoqir, tha se pritet që të veprohet në bazë të detyrimeve ndërkombëtare. “Gjithashtu nga miqtë tanë presim që të jenë të kujdesshëm dhe qasje pakompromis ndaj orientimit të anëtarëve të kësaj organizate terroriste dhe qarqeve që i mbështesin ato”, tha ai.

“Lajmet provokative në media në lidhje me atë se personat të dëbuar nga Kosova gjenden në ambasadën tonë në Prishtinë të cilat kanë synim ambasadën dhe punonjësit e ambasadës në krye me ambasdoren janë të pabazuara. Fuqishëm hedhim poshtë dhe dënojmë manipulimet e tilla me qëllim keq të mediave”, u shpreh Aksoy.

Kujtojmë se të enjten Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) kishte realizuar një goditje të rëndë ndaj strukturës së Organizatës Terroriste FETO/Strukturës së Shtetit Paralel (FETO/PDY) në Ballkan, duke sjellë në Turqi gjashtë punonjës të nivelit të lartë të organizatës.

Sipas të dhënave që AA ka siguruar nga burime të sigurisë, MIT ka kapur gjashtë pjesëtarë të FETO/PDY-së të kërkuar në Turqi përmes një operacioni që ka realizuar në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës. Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.

Pas këtij rasti, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne