Ministria e mbrojtjes se Sirisë: Grupet terroriste kanë marrë urdhër të përdorin armë kimike

Ministria e mbrojtjes e Sirisë deklaroi se grupet terroriste në rajonin Gute Lindor kanë marrë urdhër që të përdorin armët kimike për të akuzuar ushtrinë siriane për gjoja përdorimin e këtyre armëve.

Në deklaratën e lëshuar nga ministria e mbrojtjes e Sirisë thuhet se Amerika, Anglia dhe disa vende perëndimore u kanë kërkuar grupeve terroriste dhe në veçanti grupit terrorist Fronti Nusra që të përdorin lëndë kimike kundër civilëve sirianë me qëllim që të projektohet një skenar i ri kundër qeverisë siriane.

Rajoni Gute Lindor është një rajon strategjik në afërsi të kryeqytetit Damask në Siri të cilin qeveria siriane synon ta pastrojë nga prania e terroristëve. Amerika dhe disa aleatë të saj disa herë kanë akuzuar qeverinë siriane për gjoja përdorimin e armëve kimike, akuza që Damasku i ka hedhur poshtë pasi të tilla armë janë përdorur nga terroristët kundër popullit sirian. Kriza në Siri ka nisur prej vitit 2011 me sulmet e grupeve terroriste të mbështetur nga Amerika dhe aleatët e saj për të ndryshuar ekuacionet e rajonit në interes të regjimit sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne