Ministria e Mbrojtjes friksohet nga ikja e shqiptarëve: Bëni sa më shumë fëmijë! Është detyrë patriotike

30 efektivë të forcave ushtarake të Shqipërisë u nisën drejt Afganistanit në nje mision paqëruajtës. I teti ky që Shqipëria merr pjesë si vend anëtar i NATO-s. Ceremonia e përcjelljes u zhvillua në batalionin e këmbësorisë së Vau Dejësit, ku drejtues të Ministrisë deklaruan se kanë vendosur të shtojnë numrin e efektivëve të ushtrisë tonë në misionet paqëruajtëse.

Petro Koçi e ka shfrytëzuar këtë ceremoni në Vau Dejes, për të përcjellë edhe nje mesazh që ka të bëjë me shtimin e popullsisë, pavarësisht se shume vite më parë propagandohej me të madhe planifikimi familjar.

Petro Koçi: U bëj thirrje shqiptarëve të bëni sa më shumë fëmijë sepse kjo është në të mirë të kombit, kjo është në të mirë të Shqipërisë.

Komandanti i Batalionit të Vau Dejes, Nën/kolonel Ali Mali, u beri thirrje te rinjve që të bëheshin pjesë e forcave të ushtrisë.

Ceremonia u mbyll me demostrime të skenave mbrojtëse të repartit, si ndërhyhet në situata emergjente, ekspozimin e armëve etj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne