Ministria e Mbrojtjes: Rritet në 6 numri i ushtarëve turq të vrarë në Idlib

Sipas komunikatës së ministrisë (MSB) kanë rënë në krye të detyrës edhe një ushtar dhe një personel civil, të cilët ishin plagosur në Idlib gjatë sulmit të njësive të regjimit sirian.

Njësitë e Forcave të Armatosura Turke (TSK), që ishin dërguar si përforcime në rajon me qëllim parandalimin e konflikteve në Idlib, u sulmuan me zjarr artilerie nga forcat e regjimit, rikujton ministria në komunikatën e shkruar.

Një ushtar dhe një personel civil të plagosur në këtë sulm nuk kanë mbijetuar dot pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve mjekësore dhe kanë rënë dëshmorë, si rrjedhojë numri i martirëve është rritur në 6, vijon komunikata.

Vazhdon rrahja me zjarr artilerie dhe goditja e objektivave [të agresorit] në kuadër të vetëmbrojtjes,- nënvizon komunikata e Ministrisë, e cila shprehimisht thotë: “Do të merret patjetër gjaku i dëshmorëve dhe shokëve tanë të armëve që kanë mbetur të plagosur. Ata që kanë e kanë bërë këtë sulm të urryer do ta paguajnë dhe të drejtën tonë për vetëmbrojtje do ta përdorim në formën më të ashpër. Urojmë që mëshira e Zotit të bjerë mbi dëshmorët tanë të shtrenjtë që humbën jetën në këtë ngjarje të rëndë, e cila na ka hidhëruar thellësisht të gjithëve. Shprehim ngushëllimet tona për familjet e pikëlluara, Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe kombin tonë fisnik dhe u urojmë të gjithëve durim”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne