Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës proteston ndaj gërmimeve nën xhaminë Al Aksa

Ministria e Punëve të Jashtme të Autoritetit Autonom të Palestinës me anë të një deklarate, ka kërkuar kryerjen e hetimeve ndërkombëtare në lidhje me gërmimet e sionistëve nën xhaminë Al Aksa dhe në zonat rreth saj.

Sionistët me qëllim të hebraizimit të xhamisë Aksa dhe qytetit Kods, po bëjnë përpjekje që të zgjerojnë në përmasa të mëdha në oborrin dhe zonat e xhamisë Al Aksa dhe në kuadër të kësaj politike, sionistët që nga viti 2007 kanë filluar të shkatërrojnë portën Bab Al-Megharibe për të ndërtuar një urë të madhe në vend të saj.

Ministria e Jashtme e Autoritetit Autonom të Palestinës në këtë deklaratë vuri në dukje pasojat e gërmimeve dhe shkatërrimin e shtëpive palestineze dhe ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe qarqet e të drejtave të njeriut që të formojnë një komitet dhe të hetojnë projektet e sionistëve dhe të zbulojnë pasojat e tyre dhe të marrin veprime serioze për ndaljen e veprimeve të tilla.

Ministria e Jashtme e Autoritetit Autonom të Palestinës në këtë deklaratë këtë veprim të sionistëve e ka cilësuar në kuadër të pastrimit etnik dhe ka shtuar: “Regjimi okupator sionist nuk lejon sionistët të kryejnë projekte urbane dhe të rindërtojnë shtëpitë e tyre dhe qëllimisht po gërmojnë nën shtëpitë e palestinezëve me qëllim që ato të shkatërrohen dhe pastaj palestinezët të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne