Me këtë grup, numri i trupave të kthyer nga Izraeli që prej 14 tetorit arrin në 195, ndërsa vetëm 57 prej tyre janë identifikuar deri tani.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi të mërkurën se ka pranuar trupat e 30 palestinezëve të tjerë të dorëzuar nga Izraeli në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit, me disa prej tyre që tregonin shenja të qarta abuzimi.
Sipas deklaratës, trupat u dorëzuan përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC).
“Disa nga trupat paraqisnin shenja të dukshme dhune, përfshirë rrahje, duar të lidhura dhe sytë të mbuluar”, thuhet në njoftim.
Me këtë grup, numri i trupave të kthyer nga Izraeli që prej 14 tetorit arrin në 195, ndërsa vetëm 57 prej tyre janë identifikuar deri tani.
Familjet po përpiqen të identifikojnë të afërmit e tyre përmes shenjave të mbetura fizike ose veshjeve, pasi bllokada shumëvjeçare e Izraelit dhe shkatërrimi i laboratorëve të Gazës e kanë bërë të pamundur analizën forenzike.
Më herët të mërkurën, qeveria e Gazës organizoi një funeral për 54 palestinezët trupat e të cilëve ishin kthyer nga Izraeli, por nuk mund të identifikoheshin për shkak të shkatërrimeve trupore dhe torturës.
Para armëpushimit, Izraeli mbante 735 trupa palestinezësh, sipas Fushatës Kombëtare Palest ineze për Rikthimin e Trupave të Dëshmorëve.
Ndërkohë, gazeta Haaretz raportoi se ushtria izraelite mban rreth 1.500 trupa palestinezësh nga Gaza në bazën ushtarake Sde Teiman në jug të Izraelit, e njohur për kushtet e saj çnjerëzore.
Marrëveshja e armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit, e ndërmjetësuar nga aktorë rajonalë dhe ndërkombëtarë, hyri në fuqi më 10 tetor. Faza e parë e saj parashikon lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe një tërheqje të pjesshme të trupave izraelite, si dhe fillimin e rindërtimit të Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.
Që prej tetorit 2023, lufta gjenocidale izraelite ka vrarë mbi 68.200 persona dhe ka plagosur më shumë se 170.300, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës./trtbalkan


















