Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat për koronavirusin: Shqipëria ende e paprekur

Ministria e Shëndetësisë njofton këtë të diel se Shqipëria vijon të mos preket nga koronavirusi.

Në një deklaratë publike, drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha se gjatë ditës së djeshme janë testuar tre raste të dyshuara, të cilët kanë rezultuar negativë.

Gjatë diës së djeshme janë testuar tre raste, të cilët kanë rezultuar negativë. Nga seruvejanca e shtuar në pikat kufitare, po monitorohen të gjithë udhëtarët. Ministria rekomandon për udhëtarët, që vijnë nga rajonet e prekura, të vetëkarantinohen për 14 ditë”, tha ndër të tjera Tomini./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne