Ministrit grek i mbrojtes propozon një NATO ballkanike

Nga: Gjergji Thanasi

Ministri i mbrojtjes i Greqisë Pannos Kammenos gjatë vizitës së tij në Uashington shpalosi një Plan B, alternativ për Maqedoninë, nëse Marrëveshja e Prespës për ndryshim emri nuk zyrtarizohet (në parlament, pas referendumit të dështuar për emrin). Qoftë në takimin kokë më kokë me sekretarin e mbrojtjes Mattis, qoftë në takimin me ndihmës sekretarin e shtetit për cështjet evropiane Wess Mitchell ministri grek shpalosi Planin B. Ky plan konsiston në mos futjen e Maqedonisë në NATO dhe BE, por krijimin e një bicim NATO-je ballkanike me pjesëmarrjen e Greqisë, Bullgarisë, Shqipërisë e Maqedonisë e më vonë edhe të Serbisë. Sipas ministrit grek krijimi i këtij harku shtetesh do t’i shërbejë stabilitetit të Ballkanit.

Për të ëmbëlsuar disi mikpritësit amerikanë ministri Kammenos këtë farë NATO ballkanike e paraqiti në funksion anti rus, pra si një barrier për depërtimin e ndikimit rus në Ballkan. Kammenos u ofroi amerikanëve po ashtu nja 3 baza ushtarake pranë kufirit me Shqipërinë dhe Turqinë (krahas Bazës në Gjirirn e Sudës në Kretë).Ministri e sheqerosi edhe më shumë Planin B duke ofruar para për kompleksin ushtarako-industrial amerikan, saktësisht një shumë prej 1,5 miliard dollarësh për modernizimin e avionëve amerikanë F 16 pjesë e arsenalit te Forcave Ajrore Luftarake Helenike.

Fiks një vit më parë në 19 tetor 2017 po ministri Kammenos publikisht deklaronte se po lobohet me Kongresin Amerikan për të aprovuar fondet e nevojshme për modernizimin e po këtyre avionve F 16 falas d.m.th. me paratë e taksapaguesve amerikanë. Bëhej fjalë për një shumë, që nuk do e kalonte tavanin e një miliard dollarëve. Tashmë nga buxheti grek do dalin 1,5 miliardë dollarë për të modernizuar 123 avionët F 16 !
Ministri i jashtëm grek Nikos Kocias dhe zëvendësi i tij Jorgos Katrougalos e sulmuan publikisht këtë plan B të Kammenos-it duke e quajtur si një iniciativë personale të tij të padiskutuar më parë në qeveri. Për kryeministrin Cipras gjërat nuk janë aq të kollajta, sepse ministri Kammenas përfaqëson Partinë e grekëve të Lirë, aleate minore në koalicion, por që pa mbështetjen e deputetëve të kësaj partie Kabineti Cipras automatikisht humbet maxhorancën në parlament. Kjo parti të kujton LSI-në shqiptare, që me votat e veta në parlament kushtëzonte dhe shantazhonte partnerin kryesor në qeverisje (herë PD-në dhe herë PS-në).

Nga dikasteri Bushati apo dikasteri Xhacka kemi vetëm heshtje totale për një propozim të tillë shumë të rëndësishëm dhe tej mase problematik për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Vetë “cari” i marëdhënieve me publikun në kryeminsitri z. Fuga po ashtu deri tani ka zero prononcim zyrtar. Kryeministri kryerilindas është shumë i zënë me ligjin e shpifjes (ligji anti samizdat) për t’u marrë me vogëlsira të tilla si kjo bicim NATO-ja ballkanike. Opozita e PD-së lulzimiane nuk prononcohet, sepse është ende në nivelin Babalja, ndërsa këto meseletë me NATO ballkanike janë tepër larg rrezes së shikimit e gjykimit të kësaj PD-je. LSI-ja është shumë e zënë me trajtimin e hemoragjisë së këshilltarëve bashkiakë e tek tuk të ndonjë deputeti për t’u marrë me problemet ballkanike!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne