Ministrja cifute e Kosovës, Donika Gërvalla Shvartz nënshkruan heqjen e vizave të Kosovës me Izraelin!

Republika e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje ndërshtetërore me Republikën e Izraelit për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët kosovarë që dëshirojnë ta vizitojnë Izraelin. Ceremonia zyrtare e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje u bë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë, ndërmjet ministres së kësaj ministrie Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Izraelit, Moshe Arbel, i cili po qëndron për vizitë në Prishtinë.

Marrëveshja u mundëson shtetasve të Kosovës që të udhëtojnë pa viza në Izrael dhe anasjelltas. Ministrat nuk u deklaruan për media rreth kësaj marrëveshjeje, por nga zyrtarët e ministrisë kosovare u tha se kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi nga data 19 shtator 2024. “Mirësevini në Jerusalem (Kuds)”, tha shkurt ministri izraelit pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Kosovës nga 1 janari 2024 iu hoq regjimi i vizave nga Zona Schengen e Bashkimit Evropian (BE) ndërsa më 29 janar 2024, pas një takimi të presidentes Vjosa Osmani me ambasadoren izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, u tha se Qeveria e Izraelit ka shprehur pajtueshmëri për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për kosovarët, pas kërkesës së presidentes Osmani drejtuar institucioneve të Izraelit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne