Ministrja e Financave pezullon gjobën 104 milionë për ‘Bankers Petroleum’

“Bankers Petroleum” nuk do paguajë gjobën e rëndë prej 104 milionë lekësh.

Ky është vendimi më i fundit i ministres Anila Denaj, që e shpëton kompaninë nga gjoba e majme, që do t’i bënte shtetit pas dëmit, që u zbulua gjatë një inspektimi në vitin 2017.

Ministrja e Financave, e ka bërë këtë të ditur përmes një shkrese dërguar Drejtorisë së Doganave, ku thuhet se pagesa për “Bankers” do të pezullohet në një urdhër të dytë.

Shkresa mban datën 17 korrik 2019, dhe mes të tjerash në të thuhet se një nga arsyet e pezullimit është fakti, se po shqyrtohet ende dosja, si edhe ka ende problematika.

Njëherësh ministrja e Financave sheh dhe “kompleksitetin dhe volumin e kësaj çështjeje”, madje përmend dhe situatën e krijuar “në kushtet kur për këtë çështje është investuar Avokatura e Shtetit e dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë”./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne