Ministrja e Kulturës dhe dy deputetë të PS-së mblidhen te shtëpia e Enver Hoxhës në Gjirokastër (FOTO)

Një ditë më parë ishte në Gjirokastër ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu. Ajo shoqërohej nga një delegacion i ambasadës, si dhe nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe deputetët e PS-së, Bledi Çuçi, Flamur Golemi dhe Bashkim Fino. Delegacioni kinez vizitoi disa prej pikave kryesore në Gjirokastër; kalaja, pazari karakteristik, shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare, si dhe shtëpia e lindjes së ish- diktatorit Enver Hoxha.

Për këtë të fundit, delegacioni kinez kishte njohuri dhe interes të veçantë, që natyrshëm vinte për shkak të së kaluarës komuniste dhe marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Por ambasadorja dhe grupi që e shoqëronte u zhgënjyen disi, pasi prisnin që në shtëpinë e ish-diktatorit të gjenin elementë autentikë që lidhen me vegjëlinë dhe familjen e Enver Hoxhës.

Në fakt shtëpia e tij e lindjes në lagjen ‘Palorto’ të Gjirokastrës, funksionon që prej viteve ’90 si Muze Etnografik. Me gjasë kështu do të vazhdojë të funskionojë edhe për shumë kohë, pasi ende konsiderohet si tabu, që në Shqipëri të kemi një muze për ish-diktatorin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne