Bota

Ministrja gjermane tërhiqet nga deklarata anti-Erdogan

Mësohet se pas ndërhyrjeve të Ankarasë zyrtare Julia Klöckner ka hedhur hap prapa nga mesazhi që kishte postuar në median sociale kundër Turqisë dhe Presidentit Erdoan në lidhje me futbollistin gjerman me origjinë turke, Mesut Özil, i cili e ka lënë kombëtaren gjermane për shkak të racizmit dhe presionit.

Sipas informacioneve të marra, Klöckner në mesazhin e saj drejtuar autoriteteve turke nëpërmjet shefit të kabinetit njofton se komenti që kishte postuar në mediat sociale kishte qenë tërësisht personal dhe se nuk kishte formal.

Klöckner gjithashtu deklaroi se e vlerëson me respekt faktin që Presidenti Erdoan është një kryetar shteti i zgjedhur nga populli dhe se i kushton rëndësi përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe me Turqinë.

Në një mesazh të postuar në Twitter, Klöckner kishte kritikuar takimin e Özilit me Presidentin Erdoan në kryeqytetin e Anglisë në maj dhe kishte përdorur akuza në adresë të Erdoanit./ trt

OPINIONE