“Minoi Kushtetuesen”, PD reagon për kallëzimin ndaj Dvoranit: Akt i duhur, prokuroria t’i japë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve

Përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, PD e ka konsideruar si akt të duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, kallëzimin penal që kreu i shtetit bëri ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Përmes një deklarate shpërndarë mediave, Bardhi shprehet se me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

“Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit.”-citohet në deklaratë.

Deklarata e plotë:
Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia.

Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit./Blakanweb/

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne