Minoriteti maqedonas në Gollobordë dhe Gorë: ndihemi të diskriminuar, kërkojmë përfaqësim

Që nga viti 2014, kur u realizuar edhe reforma territoriale e cila solli shkrirjen e komaneve dhe krijimin e bashkive të reja, komuniteti maqedonas në Shqipëri në zonat e Gollobordës dhe Gorës përballet me probleme të shumta.

Kështu thuhet në një njoftim të përbashkët për shtyp nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Tiranë dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë, të cilat kërkojnë nga qeveria që formojë Bashkinë e Gollobordës dhe Gorës, si njësi që do të përfaqësonin interesat e tyre si komunitet.

Në njoftim thuhet se: “Bashkimi i komunave nuk i ka përmirësuar kushtet e maqedonasve në zonat Gollobordës dhe Gorës, por ka vështirësuar jetën e banorëve. Për një çertifikatë duhet të udhëtohet dy orë, për të mos përmendur nevoja të përditëshme”.

 

Njoftim për shtyp:

Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Tiranë dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë i kërkon Qeverisë së Shqipërisë të formojë Bashkinë e Gollobordës dhe Gorës, pesë vjet nga ndarja teritoriale që u zhvillua ne vitin 2014 nuk ka rezultat për zonat e Gollobordës dhe Gorës

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë ishin të bindur se ndarja territoriale në Shqipëri që ndodhi në vitin 2014 nuk do të sillte prosperitet për Gollobordën dhe Gorën pesë vjet nga ndarja teritoriale në zonat e Gollobordës dhe Gorës situata nuk është përmirësuar por është përkeqësuar. Minoriteti maqedonas në Shqipëri, bashkimin e komunave e konsideron si një hap prapa për respektimin e të drejtave të minoritetit maqedonas në zonën e Gollobordës dhe Gorës. Bashkimi i komunave nuk i ka përmirësuar kushtet e maqedonasve në zonat Gollobordës dhe Gorës, por ka vështirësuar jetën e banorëve. Për një çertifikatë duhet të udhëtohet dy orë, për të mos përmendur nevoja të përditëshme. Për këtë, Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë dhe shoqata Maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë kërkon nga qeveria e Shqipërisë dhe nga Ministri i Çështjeve Vendore të formojnë dy Bashki të veçanta, veçnërisht Bashkia e Gollobordës dhe Bashkia Gorë. Ky ishte dhe propozimi i minoritetit kombëtar maqedonas përpara se të fillonte ndarja teritoriale.

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë

Kryetar Ylli Halilaj

/gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne